PROMEMORIE

 

 

“RISHIKIMI I MASTERPLANEVE PĖR ZHVILLIMIN E FSHATRAVE TURISTIKE, NĖ DHE PRANĖ ZONAVE BREGDETARE,

NĖ KUADRIN E NJĖ PLANI PARARENDĖS VEPRIMI”

 

 

 

 

Nr._____ Prot.

Tiranė Korrik 2005

 

 

Promemorie

 

Lėnda:         Kėrkesė “Rishikimi i Masterplaneve pėr Zhvillimin e Qyteteve apo Fshatrave Turistike, nė dhe pranė Zonave Bregdetare”

 

 

I nderuar Zotėri,

 

Shoqata pėr Zhvillim tė Politikave Mjedisore, “G & G group”, ėshtė ngritur mė datė 25/10/2004 me Vendim Gjykate Nr.1154. Kjo shoqėri ofron shėrbime pėr kryerjen e studimeve dhe projektimeve kryesisht nė fushat e mjedisit, gjeoshkencave dhe turizmit. Gjithashtu kjo shoqėri ėshtė e specializuar nė kryerjen e raporteve tė Vlerėsimit tė Ndikimit nė Mjedis.

 

Gjatė aktivitetit tonė, si specialistė veē e veē dhe tashmė tė organizuar nė Shoqatėn pėr Zhvillim tė Politikave Mjedisore, “G & G group”, kemi vėrejtur se, nė “Masterplanet pėr zhvillim tė qyteteve apo fshatrave turistikė pranė zonave bregdetare”, konceptimi i tyre bie ndesh me normat dhe kodin Europian tė ndėrtimeve tė tilla, nė dhe pranė vijės bregore.

 

Ajo qė shpesh thuhej apo mendohej, qė shėmbėlltyra Golem tė mos pėrsėritej nė plazhet e tjerė nuk po mund tė arrihet. Nė plazhe tė caktuara  janė ndarė dhe janė dhėnė toka me koncesion pėr 99 vjet brenda sipėrfaqes sė pyllit, duke pėrfshirė tokė edhe nga mjediset e rėrės sė plazhit. Brenda sipėrfaqes sė pyllit kanė filluar tė ndėrtohen vila dy katėshe dhe parashikohet tė ndėrtohen ndėrtesa shumė katėshe, me supermarkete tė mėdhenj, qė tė kujtojnė mė tepėr njė jetė urbane se sa njė gjallim turistik.

 

Masterplane tė caktuar janė pėrgatitur pėr t’i dhėnė jetė qyteteve turistikė jo tė vegjėl, mbi rėrė, nėn pisha dhe pranė vijės bregore. Nė tė njėjtėn kohė, sot nė botė, si nė shtete tė fuqishme ashtu dhe nė mė pak tė fuqishme, largėsitė e ndėrtimit nė plazhe kapin njė distancė jo mė tė vogėl se 300m (Itali), 600m (Francė), 900m (Angli) dhe 1200m (Amerikė). Pėr mė tepėr, nė legjislacionet e sotme po mendohet tė spostohen edhe mė shumė kėto distanca.

           

Arsyet janė tė thjeshta:

 

1.      Rėrat bregdetare (sedimente tė shkrifta) paraqesin veti, qė lėngėzohen nė raste tėrmetesh. Dukuri tė tilla shkaktojnė zhytje tė ndėrtimeve, veēanėrisht, kur kėto tė fundit ndėrtohen me lėndė me bazė guri dhe jo druri.

2.      Pėr vijėn bregore, e pėrgjithshmja ėshtė qė ajo tė lėvizė kundrejt tokės, pėr shkak tė rritjes botėrore tė nivelit tė detit, si rrjedhojė e ngrohjes globale tė klimės. Rritja eustatike e nivelit tė detit llogaritet tė jetė 17mm nė vit, qė i bie 1,6m nė 99 vjet.

3.      Zonat bregore nė vendin tonė, mė tepėr pėrfaqėsojnė zona tė zhytjes (subsidente). Kjo pėr shkak tė drejtimeve me kah tė kundėrt tė tensioneve tektonike, qė veprojnė pėrreth tyre. Zona tė tilla llogariten tė ulen 1cm nė 10 vjet.

4.      Brenda pyjeve halorė, veē prishjes sė ekuilibrave natyrorė, (si prishja e dunave, ku marrin jetė pishat e buta, prerja e detyruar e pemėve pėr pak ndėrtim mė tepėr, etj.,) nuk ndėrtohet edhe pėr faktin se jetesa e banorėve gjatė natės vėshtirėsohet pėr efekt tė sasisė sė madhe tė CO2 tė ēliruar.

5.      Brenda dhe pėrpara pyjeve, por edhe pranė vijės bregore reflektohen ndjeshėm dhe negativisht parametrat: erė deti, erė rėre, zhurmė deti dhe frikė pylli.

6.      Pas pyjeve dhe nė largėsi me vijėn bregore, parametrat e mėsipėrme reflektohen ėmbėl, butė dhe pranueshėm.

7.      Nė largėsi me vijėn bregore, dhe sedimentet bėhen mė shkėmbformuese mė kompakte dhe pėrfaqėsojnė njė moshė mė tė vjetėr nė kohė gjeologjike.

 

Pėr pasojė, grupi i kėshillimit propozon njė studim, ku tė bashkėpėrfshihen projektet urbanistike e arkitekturore me ato tė gjeorreziqeve natyrore (subsidence, thyerje tektonike, erozione, rrėshqitje, lėvizje vije bregore e dunash), tė gjeomjediseve (menaxhim dhe sistemim tė mbetjeve urbane), tė gjeoteknikės (parametrat dhe vetitė e dhérave), tė gjeologjisė (facie litologjike dhe ambjentet e sedimentimit), tė gjeomorfologjisė (reliev, morfometri, tipet e tokave), hirdrogjeologji (rezervat ujore dhe perspektiva e tyre), hidrologji (bilancet ujore dhe probabilitetet e parametrave klimatologjik), ekologjik (biotopet karakteristik dhe habitatet kryesorė), tė pangjajshėm me ato tė kryer deri mė sot pėr zonat e tjera bregdetare.

 

Po ndodh, qė po merren nė konsideratė Masterplane, (p.sh. Shėn Pjetri – Gjiri i Lalzit, Spille – Kavajė etj.) pa studiuar mė parė infrastrukturėn mjedisore, pa studiuar zonėn nga pikėpamja gjeoteknike, pa studiuar ato nga pikėpamja hidrogjeologjike apo tė pa studiuara nga pikėpamja sizmologjike, tė pa studiuar nga pikėpamja gjeomorfologjike e hidrologjike. Theksojmė se janė kryer mikrozonime sizmike pėr qytetet e diēka nė rrethina, por jo nė sistemet bregdetarė tė tyre.

 

Nė asnjė rast nuk ėshtė menduar se, ku do sitemohen mbetjet bashkiake, si do tė trajtohen ujrat e zeza etj., aq mė tepėr kur pjesė tė kėtyre master planeve mendohen nė kodra me pjerrėsi dhe tė paqėndrueshme.

 

Natyrisht, qė mė parė mendohet tė pritet njė fushė me pyll ose tė rrallohet po aq fushė me pyll, nė mėnyrė qė tė fitohet dhe tė ndėrtohet nė  mėnyrė mė tė  justifikuar nė njė tokė tė tillė.

 

Sugjerojmė qė, nė varėsi tė parametrave, qė ofrojnė studimet gjeomjedisore, si p. sh. ato tė leverdisshmėrisė ekonomike, tė trajtimit tė mbetjeve tė rrezikshme, tė trajtimit tė mbeturinave urbane, tė trajtimit tė ujrave tė zeza, tė kėrkimeve dhe furnizimit me ujė, tė pėrdorimit tė tokave, tė gjeomorfologjisė dhe hidrologjisė, mandej tė pėrvijohen konturet e njė studimi tip “Masterplan” pėr zhvillimin urbanistik, turistik dhe arkitekturor tė sistemit bregdetar pėr plazhe tė caktuara.

 

Me qėllim qė tė ketė njė zhvillim tė qėndrueshėm, rekomandojmė qė, si kudo nė botė, “masterplanet” pėr ngritjen e fshatrave apo qyteteve turistikė dhe pėr plazhe tė tjera tė territorit tė vendit, veēanėrisht pėr bregdetin Adriatik, tashmė mė tepėr gėrryes (abraziv), tė pozicionohen:

 

1.      pas pyllit tė pishave;

2.      nė distancė minimale 400m., ku kjo tė pėrfaqėsojė dhe standartin shtetėror pėr ndėrtim nė zona bregdetare;

3.      jo mė tė larta se 3- 4 kate (maksimumi 5 kate);

4.      jo me ndėrtime betoni, por me lėndė drusore edhe tė lehta;

5.      me projekte pėr qėllime argėtuese turistike dhe jo urbanistike;

6.      me alternativa nė konceptim dhe nė sisteme tė ndryshme referimi me vijėn bregore;

 

Pėr sa mė sipėr, gjithashtu sugjerojmė, qė tė mos nėnshkruhet asnjė kontratė pėr zhvillim teknologjie apo turizmi, nė dhe pranė zonave bregdetare, tė cilat gjenerojnė me kohėn ndikime negative nė mjedis, nėse pikė sė pari nuk pėrpilohet:

 

·        njė strategji e caktuar

·        njė plan veprimi i caktuar

·        alternativa zhvillimi tė caktuara

 

tė shoqėruara gjithė secila me projekte  tė leverdishmėrisė ekonomike.

 

Pėr fat tė mirė, kjo gjendje sapo ka filluar dhe egzistojnė ende mundėsi riparuese. Do tė mjaftonte njė “bonsens” sado i imėt ndaj natyrės, sepse ajo nuk do tė na falė.

 

Tė nderuar ligjvėnės, politkėbėrės, vendimmarrės, biznesmenė, njerėz tė thjeshtė etj., diheni se nuk po i marrim Ne tokė (zhavore) shtretėrve tė sistemeve ujore (lumenjėve), por janė sistemet ujore (detet) qė na marrin ne tokė. Kėshtu, deti po ha si askund tjetėr nė botė, si dhe jashtė ligjeve tė natyrės edhe nė grykėderdhjen e lumenjve (Erzen, Seman), duke zhvendosur vijėn bregore drejt tokės 2000 - 4000m, e duke “ngrėnė” me mijra km2 tokė me frut, si dhe tokė qė pėrgatitet pėr t’u bėrė e tillė.

 

Pėr rrjedhojė, grupi i kėshillimit propozon realizimin e pėrbėrėsve tė mėposhtėm para se tė ndėrmerret njė master plan apo gjithēka qoftė:

 

1.      Hartimi dhe zbatimi i Planit tė Veprimit pėr sensibilizimin e opinionit publik, banorėve, veprimtarive private dhe institucioneve vendimmarrėse tė zonės

2.      Vlerėsimi dhe hartimi i Studimit Gjeomjedisor;

3.      Pėrgatitja e Planit tė Veprimit pėr Manaxhimin dhe Administrimin e Mbetjeve rrezikshme;

4.      Pėrgatitja e Planit tė Veprimit pėr Manaxhimin dhe Administrimin e Mbetjeve Urbane;

5.      Pėrgatitja e Planit tė Veprimit pėr Manaxhimin e Ujrave tė Zeza

6.      Pėrgatitja e Studimit tė Leverdisshmėrisė Ekonomike (Fizibilitetit) pėr ruajtjen e sistemeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit;

7.      Pėrgatitja e Vlerėsimit tė Ndikimit nė Mjedis (VNM) pėr zona me rendėsi dhe vlerė natyrore e humane, tė destinuar pėr  marrjen e lejes mjedisore;

 

Zbatimi i kėtyre standardeve do tė mundėsojė zhvillimin e njė ekuilibri tė qėndrueshėm, midis veprimtarive ekonomike dhe mjedisit qė na rrethon.

 

Pėr sa mė sipėr sugjerojmė tė ndėrhyhet apo tė bėhen amemdamente shtesė nė ligjin dhe rregulloren urbane tė vendit, lidhur me ndėrtimin e veprave tė thjeshta e komplekse nė dhe pranė zonave bregdetare.

           

Duke Ju falenderuar pėr kohėn tuaj, mbetemi nė pritje tė njė reagimi pozitiv pėr pėrmisimin e situatave tė tilla, nė dobi tė shėndetit tė natyrės dhe tė qenies njerėzore.

 

 

Prof. Ass. Sazan GURI