GJEODINAMIKA E BASENIT SHQIPTAR
1. Veēoritė Kryesore Gjeologjike tė Pllakės Adriatike
1. A. Tė pėrgjithshme
UPA e pėrfshirė nė njėsinė e madhe tektono-sedimentuese tė ultėsirės paramalore tė Albanideve (UPAL) zhvillohet si pjesė e integruar e gjeodinamikės sė pllakės Adriatike, e cila veēohet si njė pllakė kontinentale me gjerėsi 250 km e zgjatur sipas drejtimit VP-JL e pozicionuar midis Alpeve nė veri e pllakės Afrikane nė jug (Anderson `87). Ajo rrethohet nga zona, qė iu subduktohen brezave tė rrudhosur (Scentific Reports Nr-38), ndėr tė cilave dhe Albanideve, ku studimet tomografike kanė treguar, qė kjo pllakė vazhdon mė thellė e mė nė lindje, siē reflektohet nga profilet sizmike det-tokė.
Nė thellėsi, pllaka e Adriatikut pėrbėhet prej njėsive kristaline tė Hercinianit (bazamenti) tė mbuluara nga depozitimet kontinentale tė Karbon - Permit. Keto tė fundit mbulohen nga njėsi sedimentare tė Triasit tė sipėrm (T3), tė pėrfaqėsuar nga karbonate tė platformės sė cekėt dhe evaporite. Kjo zonė e madhe basenore karakterizon paleogjeografine e Jurės (Lias i sipėrm) deri nė Kretakun e vonshėm (Zapathera 90).
Duke filluar nga ky moment dhe shumė mė tepėr nė Miocen (Burdigalian), proēeset e ngjeshjes ndikojnė nė kufijtė e pllakės Adriatike, duke detyruar tė krijohet njė model i ri i sistemimit tė formacioneve dhe sedimenteve me natyrė tjetėr. Kjo kohė pėrbėn zanafillėn dhe zhvillimin e Ultėsirės Paramalore tė Albanideve - UPAL, qė herė herė tipizohet si basen i Adriatikut jugor - BAJ. Ne do tė na pėlqente ta quanim nė kuptimin sedimentues basen tė Durrėsit, sepse pikėrisht kėtu depozitimi zė vend sipas njė rregulli klasik, i plotė nė kronostratigrafi, i plotė nė trashėsi pėr secilėn moshė, etj., dhe me depoqendėr baseni nė kėtė rajon dhe nė kuptimin tektonik si ultėsirė paramalore e Albanideve UPAL, sepse me kėtė brez tė madh tektono - strukturor lidhet mekanizmi i formimit tė tektonikave, tė strukturave dhe tė mbushjes sedimentare.
1. B. Gjeneza e Basenit tė Durrėsit
I quajtur ndryshe baseni i Adriatikut jugor pėrbėn akumulimin mė tė madh sedimentar, si nė aspektin e dimensionit horizontal dhe atė vertikal, me qendėr rreth zonės sė Durresit. Aksi i tij ėshtė rreth 100 km gjerėsi, nė pjesėn midis kufirit mė tė jashtem tė frontit tė orogjenit (Mali Dajtit, Mali Rencit), qė ngushtohet drejt juglindjes dhe arrin deri 10 km e mė i ngushte nė sinklinalin e Dukatit e nėn pėrplasjen Mali Kanalit - brezi i Ēikės (Llogara). Nė varėsi tė tektogjenezės dhe ndryshimeve eustatike e relative tė nivelit tė detit, pjesa lindore e suksesionit tė depozitimeve tė BD i mbilėpihet kontureve tė orogjenit, sikundėr dhe pjesa perėndimore e kėtij suksesioni i poshtėlėpihet (mė saktė i bazėlėpihet) buzinave tė platformės karbonatike Apuliane e Preapuliane. Nėnshtroja e kėtij baseni e kthyer tashmė nė ultėsirė paramalore formohet nga facia e cekėt karbonatike Mesozoike e platformės Apuliane, qė kalon nė facie pelagjike basenore drejt lindjes.
Kalimi platform - basen pėrvijohet nga profilet e ndėrtuara dhe paraqitet e kontrollohet nga shkėputjet me rėnie verilindore e normale. Nga Kretaku nė Oligocen, sedimentet bėhen kryesisht gjysėm pelagjike (z. Krasta) dhe turbiditet kėrkojnė drejt lindjes komponentė mė terrigjenikė. Facia e flishit tė egėr nė kėtė zonė tė sugjeron afėrsinė e zonave aktive orogjenike. Buzinat e basenit karbonatik tė Adriatikut jugor, si ajo e Krastės nė lindje, pėr shkak tė kthimit tė sencit tė lėvizjeve tektonike (Paleocen-Eocen) rrudhosen, duke formuar zonat e para ushqyese pėr basenin apo ultėsirėn paramalore terrigjenike tė Albanideve, (UPAL).
1. C. Evolucioni i basenit tė Durrėsit
1. C. 1. A pėrfaqėson njė ultėsirė baseni terrigjenik i Adriatikut jugor - BTAJ
Ky basen pėrgjithėsisht ėshtė interpretuar si njė ultėsirė, ku subsidenca shkaktohet nga veprimi vertikal i ngarkesave tė tipit orogjen mbi kufijtė e pllakės sė fleksuruar. Ky model ėshtė pėrdorur nė rrugė sasiore nė ultėsirėn e Apenineve dhe tė Karpateve dhe pėr analogji me tė dhenat bazė tė cunguara edhe pėr BTAJ. Por, sot me tė dhenat e fituara nga puset e profilet sizmike nė det nuk mund tė neglizhosh organizimin e brendshėm tė mbushjes sė basenit.
1.C.2. Modeli i ultėsirės
Modeli i ultėsirės jep njė prognozim krejt tė pa favorshėm nė evolucionin e basenit dhe nė arkitekturėn e brendshme tė mbushjes sė basenit. Ky model prognozon, qė subsidenca duhet tė ndodhė nė afėrsi tė frontit tė orogjenit d.m.th. vetėm pjesa e saj frontale duhet tė jetė nėn nivelin e detit, ndėrkohė qė nė basenet e tipit b, pjesa nėn nivelin e detit shoqėron gjithė basenin, duke e bėrė tė aftė tė presė sedimente. Mbushja e basenit sipas modelit ultėsirė tė sugjeron, qė si rezultat i subduksionit tė litosferės formohen formacione tė ndryshme, me model trashėsie, qė zhvendosen ose migrojnė nė kohė nė drejtim tė forelendit.
1.C.3. Modeli i mbushjes sė BTAJ
Tė dhėnat e fundit e hedhin poshtė origjinėn e basenit tė tipit ultėsirė (modeli - a); sepse:
Sė pari, nė BTAJ nuk ndryshojnė pothuajse hapėsirat e pykėzimit tė njė sėrė njėsive sedimentare (Miocen-Pliocen), si nė bordin lindor (depresioni Tiranės, monoklinali i Patos-Marinzės) dhe nė bordin perėndimor (zona Acquila, Rovesti, etj.).
Sė dyti, trashėsitė e depoqendrės sė ēdo njėsie sedimentare pothuajse janė sipas njė drejtimi vertikal (zona e Durrės-Kavajės).
Sė treti, subsidenca mė e madhe ka ndodhur nė Miocen tė sipėrm (Mesinian)-Pliocen edhe pse orogjeneza ka qenė relativisht e dobėt nė kėtė kohė, ndryshe nga modeli ultėsirė, qė zhytja kėrkon ngarkesė tė re orogjenike. E rėndėsishme ėshtė qė evolucioni i BTAJ ėshtė bėrė nė kushtet e njė shkurtimi kufijsh tė buzinave aktive.
1.C.4. Pozicioni nė kohė dhe hapėsirė i UPA
Gjithė depozitimi i kryer pas ciklit karbonatik dhe qė kontrollohet nga njė regjim tjetėr tektonik mendojmė se kryhet nė njė basen tė kufizuar nga zonat Jonike (J-JL), Kruja e Dalmacia (V-VL) e forelendi Sazan-Apulia (JP-P). Nė kėtė kuptim, pėr shkak tė njė pozicioni tė ri tektonik apo tė njė pėrmbajtje tjetėr litologjike, kėtė basen konvencionalisht edhe pėr efekt gjenetik sugjerojmė tė emėrtohet baseni terrigjenik i Durrėsit. (BTD)
Nė kuptimin tektonik, vet ky basen sikundėr theksohet dhe nė studime tė shumė baseneve tė botės (Bally A., 88) pėrfaqėson njė ultėsirė paramalore, qė pjesėrisht vendoset normalisht mbi depozitimet karbonatike e pjesėrisht vendoset me mospėrputhje, si mbi orogjenin nė lindje dhe forelendin nė perėndim. pėr njė cikėl sedimentesh tė lidhur gjenetikisht e pėr njė kohė tė caktuar, si flishi, flishoidi, mollaset e post mollaset etj., ndoshta dhe mė nė detaj, mund tė themi se brenda kėtij baseni veēohen njė sėrė ultėsirash gjithmonė paramalore e pothuajse me tė njejtin paragjykim.
Nė kėtė kontekst, U.P.A. e njojtur me kėtė term pėrfaqėson atė Ultėsirė paramalore e me depozitime mollasike, qė pjesėrisht vijon e vendoset normalisht mbi Ultėsirat e mėparshme dhe pjesėrisht vendoset me mospėrputhje e me transgresion mbi orogjen. Pra, gjenetikisht pėrbėn pjesė tė pandarė tė basenit tė Durrėsit dhe organikisht simbolizon vazhdimėsinė e baseneve ose ultėsirave tė mėparshme tė deteve Langhian, Burdigalian e mė poshtė, qė kane batimetri mė tė madhe e aks depoqėndreje pak mė nė lindje. Tė marra sė bashku, kėto ultėsira pėrbėjnė njė ultėsirė tė vetme e me vazhdimėsi organike dhe meriton tė quhet ultėsirė paramalore e Albanideve, shkurt (UPAL).
Nė aspektin kohor, nė U.P.AL. mendojmė tė pėrmblidhet pikėrisht ajo prerje stratigrafike, qė pėrfaqėsohet nga depozitime tė flishit, tė flishoidit, tė shlirit, paramollasike, mollasike e post mollasike, pikėrisht aty ku fillojnė tė vėrehen ndryshime nga pikėpamja faciale, litologjike, nga bota foraminiferike, petrografike deri nė veēori tė tjera kolektorale. Praktikisht, nė kėtė pėrfaqėsim pėrfshihet prerja nga Oligoceni e lart. Brenda saj mund tė tipizohen facie tė dy formacioneve tė mėdha (flish e mollase), diferencimin e tė cilave e mbėshtesim nė kėta tregues:
· Depozitimi mollasik i U.P.A. ėshtė mė tepėr klastik e mė pak ritmik se ai mė poshė
· Depozitimi mollasik i U.P.A. individualizohet si facie sedimentare me natyrė pjesėrisht kontinentale, pjesėrisht kalimtare e pjesėrisht detare, ndryshe nga ai flishor e flishoidal, qė pothuajse janė detare (Geology, Glossary, 1984).
· Nga pikėpamja petrografike vėrehet se nga zona Orbulina universa (fillimi i Serravalianit) fillojnė e bėhen mė tė pranishme grimcat qymyrore, gėlqerorėt organogjen (Litotamnik), zajet sedimentare, e pakėsohen ata magmatik e metamorfik, fillon e mungojnė mergelet organogjeno-mikroforaminiferik etj. (Meēaj B., Disertacion).
· Nga pikėpamja paleontologjike fillojnė e shtohen mikroforaminiferėt bentosik dhe pakėsohen disa nga ata planktonik, prania e shoqėrimeve bentosike tregojnė pėr njė zhvendosje tė formave tė ujrave tė cekta nė ato tė thella (Prillo S., Disertacion).
· Nga pikėpamja faciale, mergelet argjilorė kalojnė gradualisht nė argjila karbonatike, aq sa zhduken fare dhe shfaqen mbeturina makrofaune e ndėrthurje alevrolitore, ndėrsa ranoret janė kapriēioz.
· Nga pikėpamja ekologjike batimetria prej 1500-2000m e depozitimeve Langian e poshtė kalon nė njė batimetri prej 800-1500 m e gradualisht mė cekėt nga Serravaliani e lart.
· Nga pikėpamja stratigrafiko-sekuenciale, vetėm nga Serravaliani e lart gjenden apo ruhen sisteme depozituese mbi shelfore, nė njė kohė qė nga Langiani e poshtė depozitimet i pėrkasin vetėm sistemeve depozitues tė poshtėqėndrimit.
· Pėrgjithėsisht, me termin flish kemi nėnkuptuar depozitimin detar me anė tė turbiditeve, para sė tė vijė faza rrudhosėse kryesore. Kjo d.t.th., qė ky depozitim zė vend pėrgjithėsisht nė rrugė tė pėrputhshme mbi ato tė nėnshtrirat (karbonatet).
· Ndėrsa, me mollase kuptojmė dhe vlerėsojmė ato depozitime tė sedimentuara nė kushte kontinentale, kalimtare e detare me rrugė turbidite ose tė kanaleve deltore, por pas njė faze tė fuqishme tektonike (Tortoniani), ku njė pjesė e mirė e tyre vendosen me mospėrputhje mbi tė nėnshtrirat.
· Depozitimet flishore janė tė bollshme pranė zonave orogjenike, kanė shtrirje tė madhe e tė gjerė nė basen. Nė basenin Jonik, trashėsitė, pėr shkak tė vetive tė trashėguara nga stadi hapės, nuk demostrojn ligjėsi tė caktuara. Pėrkundrazi, pabarazitė nė trashėsitė e flishit 3000m (pr. e Lapardhasė) deri nė 1000m (z. Vlorė) flasin pėr mbushje tė hullive dhe reduktime nė zonat e ngritura.
· Sė fundi, nga pikėpamja kolektorale ėshtė konstatuar deri tani, se vetėm nė depozitimet Serravalian e lart gjenden shtresa apo objekte rezervuar mbajtės.
Ne kėtė kontekst, tė gjithė kėta tregues flasin:
Ų Sė pari, pėr njė ndryshim tė theksuar nė kushtet e sedimentimit, qė duhet tė lidhet me ndryshime tė theksuara tė gjendjes sė nivelit tė detit.
Ų Sė dyti, kėto karakteristika lidhen mė tepėr me depozitimet qė kanė karakter mollasik.
Kjo pėrbėn dhe arsyen, qė U.P.A.-nė e identifikojmė me atė basen, qė ndėrtohet prej depozitimeve mollasike, por duke qenė pjesė e Ultėsirės paramalore tė Albanideve, ose me saktė, sė bashku me ultėsirat e mėparshme formon njėsinė e madhe tektonostrukturore, UPAl.
2. Rrudhosjet dhe Brezat Mbihedhės
2.1. Arkitektura Tektonike e Zonave tė Mėdha
Konstatohen dy breza tė rrudhosur dhe tė mbihedhur (Apeninet nė perėndim dhe Albanidet nė lindje), me drejtim dominant pėr nga qėndra e basenit. Ndaj, ky basen zhytet dhe ngarkohet nė tė dy anėt prej njė bashkėsie strukturash tė rrudhosura e tė mbihedhura. Pjesa e hedhur nga VL i pėrket bashkėsisė sė napave me origjinė nga pllaka mesozoike e Adrias (karbonatet) dhe nga rajonet fqinje oqeanike (ofiolitet) (Aubouin 65).
Duke ndjekur orogjenezimin nga Jura e sipėrme deri nė Kretak, Albanidet formohen kryesisht nga Eoceni deri nė Miocen tė hershėm, ku shkurtimi i madh ēon nė strukturimin e brezave tė Albanideve, qė migron drejt perėndimit, drejt moshave mė tė reja Burdigalian, (Rours et al 2000). Me kėtė proēes lidhet dhe ngritja nė mes tė detit Adriatik pėrballė Garganos, qė ndan basenin e Adriatikut jugor me atė qėndror e verior.
Strukturat formojnė pamjen e parė strukturore nė Burdigalian-Serravalian dhe mandej u mbilėpizuan prej sedimenteve klastike detare dhe kalimtare. Shkurtimi filloi pėrsėri nė kohėt pas Pliocenit tė mesėm, duke aktivizuar prapahedhjet, tė tipit spektakolar, brenda suksesioneve Neogenike, pėrballė frontit tė orogjenit miocenik. Kjo duket qartė nė reduktimin e depozitimeve tė Kuaternarit nga disa qindra metra nė krahė tė strukturave deri nė disa dhjetra metra nė kulm tė tyre, si nė strukturėn e Semanit (det-tokė), tė Divjakės, tė Durrėsit, tė Sazanit neogenik - det, etj.
E rėndėsishme ėshtė tė kuptohet se, BAJ lidhet me rrudhosjen qysh nė bazament. Ndaj dhe shkėputjet e mėdha e kryesore tektonike tė brezave apo njėsive tė mėdha tektono-strukturore janė transportuar deri nė thellėsi tė bazamentit, (gjithė profilet e ndėrtuar). Kjo sepse, po tė ishte ndryshe, rrudhosja do tė ngelej nė kuadrin e brezave orogjenikė dhe nuk do tė transmetohet deri nė kufi tė forelendit (Ziegler et al 1998), rasti i Sazan-Karaburunit. Prishjet sinsedimentare normale janė tė zakonshėm nė gjithė mbreteėrinė e sedimentimit tė formacionit karbonatik dhe ato paraqesin njė orientim pothuajse tė rregullt meridional.
2. 2. Kinematika dhe proēeset e subsidencės.
Koha kur fillon subsidenca nė basenin e Durrėsit lidhet qysh me momentin e formimit tė ultėsirės paramalore. Sipas skemės (Fig. B. - 6) vėrehet se ritmet e sedimentimit pėr depozitimet e para nė basen (flish, flishoid) janė shumė tė ulta 300 mm/1000 vjet, duke vazhduar me po kėto ritme deri nė Miocenin e sipėrm (Tortonian). Ndėrkohė, qė nė Mesinian e mė lart, ritmet e subsidenceės arrijnė kuota nė 4-6 herė mė tė larta se ato mė parė dhe kapin vlera mesatare 800-1000 mm pėr 1000 vjet.
Theksojmė, sė trashėsitė e mėdha tė Mesinian - Pliocen - Kuaternarit, respektivisht 1500-2000-1500m nė njė kohė relativisht tė shkurtėr tregojnė jo vetėm pėr njė mbushje tė thjeshtė tė njė paleobatimetrie ekzistuese, por edhe njė rritje tė shkallės sė subsidencės. Pėr sa mė lart mund tė tėrheqim konkluzione se, tektonika e neotektonika marrin pjesė direkt nė proēeset eustatike tė nivelit tė detit, duke krijuar ndryshim relativ tė tij nė zonat mbihypėse apo / dhe subsidente. pėr pasojė, kjo bėn qė tė rezultojnė ndryshime nė situatėn morfologjike tė zonės bregore. Vėrejmė se baseni i Kuaternarit e nis jetėn e vet nė njė hapėsirė gjeografike mė tė kufizuar se ai i mėparshmi (Pliocen), me depoqėndėr mė tė spostuar drejt perėndimit, i rrethuar nga njė orogjen mė intensiv dhe mė i aksidentuar se kurrė mė parė. Veēori tjetėr ėshtė patja nė dispozicion e njė hapėsire tė lirė sedimentuese (accomodacion) shumė mė tė kufizuar, sepse segmentet morfologjike (zonė aluviale, shelf i brendshėm, shelf i jashtėm, shpat e basen) ndodhen nė distanca shumė tė cunguara, ndaj dhe kemi ritme tė larta sedimentimi (1500m nė 1.8 milion vjet).
2. 3. Evolucioni Tektonik
Me evolucion gjeotektonik tė UPA mendojmė tė pėrmbledhim shkurtimisht problemet qė lidhen me:
Ų Regjimin tektonik tė UPA-sė gjatė dhe pas sedimentimit.
Ų Momentin dhe praninė e fazave tektonike.
Ų Vargjet strukturore stilin tektonik tė tyre.
Ų Shkėputjet tektonike e mekanizimin e formimit tė tyre.
2.3.a. Regjimi tektonik
Regjimi tektonik pėr gjithė gamėn e depozitimeve mollasike, madje mė herėt ka qenė e tipit ngjeshės dhe ėshtė zhvilluar nė kontekstin e kufijve aktiv tė buzinave kontinentale. Kjo vėrehet nė hapėsirat sedimentuese gjithnjė e mė tė kufizuara tė depozitimeve, duke filluar nga sekuencat mė tė vjetra (Oligocen) drejt atyre mė tė reja (Plio-Kuaternar). Nga ana tjetėr, kjo do tė thotė se edhe analiza e basenit nga pikėpamja stratigrafiko-sekuenciale duhet bėrė nė kėtė kontekst, duke moskėrkuar pikė pėr pikė modelin klasik tė komplekseve tė sistemeve depozituese brenda njė sekuence. (Memoir 42)
Tipari mė i pėrgjithshėm pėr kėtė regjim tektonik ėshtė gėrryerja tėrėsisht ose pjesėrisht e sedimenteve tė palitifikuara mirė nė shelfin e sekuencės sė nėnshtrirė dhe depozitimi i tyre fillimisht nėn zonat orogjenike e mandej duke e kapėrcyer pak sa atė. Gjithashtu, sedimentet poshtėlėpihen drejt forelendit pėr shkak se varfėrohet prurja sedimentare drejt forelendit, duke pėrbėrė trashėsi kondensuese pėr ēdo sekuence. Kjo vėrehet nė ēdo prerje tėrthore tė ultėsirės, ku me lehtėsi evidentohen pykėzime, gėrryerje e mungesė mbi orogjen, trashėsi tė mėdha pranė orogjenit dhe reduktim deri nė kondensim tej nė basen drejt forelendit.
Theksojmė se regjimi tektonik ka qenė gradual dhe ndoshta i njėtrajtshėm, por qė duhet tė jetė prishur ekuilibri i tij nė momente tė caktuara pėr njė kohė tė vogėl (Divelle E & Ēollaku A. 98), ēka pėrbėn atė qė quhet fazė tektonike. Ėshtė ky tip regjimi, qė ka kondicionuar ndryshimet e parametrave morfologjikė tė basenit tonė pėr distanca tė shkurtra (vijė detare, vijė bregore, thyerje bregore, thyerje shelfore etj.). Pra, prezenca e zonave bregore, shelfore tė shpatit etj., nuk duhen kėrkuar nė distancat klasike tė tyre.
2.3.b. Fazat tektonike
Ėshtė praktikisht ky proēes tektonik qė dezikuilibron regjimin nė njė moment tė caktuar e tė shpejtė. Me fazė tektonike ėshtė kuptuar ai kolizion ndėrpllakor, forca apo jehona e tė cilit sjell rrudhosje tė depozitimeve nė njė basen tė sapoformuar. (Berttoti G. 1998). Nga analizimi i depozitimeve tė basenit tektonik konkludojmė se, kur ato (depozitimet) vendosen me mospėrputhje stratigrafike, por jo kėndore mbi tė nėnshtrirat. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė mė tepėr me luhatje tė nivelit tė detit sesa me fazė tektonike, siē janė depozitimet e sekuencės sė Serravalianit, tė Messinianit, tė Pliocenit tė mesėm etj. Nė rastet, kur depozitimet e njė sekuence vendosen me mospėrputhje jo vetėm stratigrafike, por edhe kėndore mbi ato tė nėnshtrirat, atėherė kemi tė bėjmė jo vetėm me ndryshim relativ tė nivelit tė detit, por edhe me proēes impulsiv tektonik. Si tė tilla njohim edhe proēedojmė se kemi katėr faza tektonike, si ajo e burdigalianit, paratortonianit (Fig. B. 22), ajo e parapliocenit (Fig. B. 19) dhe e paspliocenit. (Fig. B. 9)
Si konkluzion, mendojmė sė levizjet e nivelit tė detit janė mė tė shpeshta sė fazat tektonike, pėr faktin se njohim mė shumė sekuenca depozituese.
Konkluzioni tjetėr ėshtė se pėr kėto kohė gjeologjike (e rendit tė katit apo sekuencės depozituese) kemi pėr shkak tė regjimit, efektin e konsedimentacionit diku mė shumė (Divjakė) e diku mė pak (Frakull) dhe pėr shkak tė fazave tektonike, strukturim tė tyre (Povelēė, Divjakė, Shkozė etj.).
2.3.c. Vargjet tektonik
Nė rajonin tonė linjėzohen njė sėrė vargjesh tektonike, ku pėrfshihen elemente tė ndryshėm strukturaėl si monoklinale, hunda strukturore, deri nė struktura tė mirėfillta e tė gjeometrizuar rregullisht. Trendi kryesor dhe mė i pėrgjithshėm i tyre ėshtė juglindje-veriperėndim, por mė perėndimor se ai i strukturave karbonatike, qė duhet tė vijė pėr shkak tė afrimit tė goditjeve tė brezit tė Krujės, e cila gjate kėsaj kohe ka konverguar mė tepėr drejt perėndimit. Koha e formimit tė UPA gjen njė pozicion tė ri tė planit tektonik tė brezave tė strukturuar. Ky moment duhet tė lidhet me proēese shumė mė globale tė tektonikės ndėrpllakore (Euro Azi - Apulia - Afrike), ku me momentin e strukturimit (Burdigalian) ndodh dhe ndryshimi i planit strukturor. Kjo ka lejuar komunikim tė detit ose basenit tė mirėfilltė me gjuhėt sinklinale, shoqėruese tė brezave tė strukturuar (sinklinali Shushicės Plloē-Amantie, sinklinali Ballsh-Memaliaj etj.), duke nėnkuptuar qė tė gjitha strukturat ose hundėt strukturore (Sazani, Panaja, Patos-Verbasi etj.) kanė zhytje veriore.
Vargjet strukturore, pėrgjithsisht pėrbėhen nga dy a mė tepėr struktura tė individualizuara prej qafave tė lehta ndarėse dhe shoqėrohen me tektonikė kryesore nė kahun perėndimor tė tyre e tektonike dytėsore nė krahun lindor (vargu Zvernec Seman, Kraps Durrės, etj.). Ndodh pėr tė gjitha vargjet dhe shoqėrimi i kundėrt brenda tė njėjtit varg (Durrės). Gjithashtu, ndodh qė nga njė monoklinal (Preza) tė kemi kthim nė njė strukturė antiklinale, siē ėshtė struktura e Prezės nė det. Koha e formimit tė strukturave duhet tė pėrkojė me momentin e ndodhjes sė fazave tektonike dhe formėn e plotė tė tyre e marrin pas Pliocenit.
2.3.d. Shkėputjet tektonike dhe mekanizmi i formimit tė tyre
Mbėshtetur nė interpretimet dhe grafikėt e ndėrtuar konkludojmė se shkėputjet kryesore tektonike, qė shoqėrojne strukturat neogenike lidhen nė ēdo rast me ato tė karbonateve dhe shprehin nė vazhdimėsi zhvillimin e shkėputjeve ndėrformacionale. Kėto pėrbėjnė dhe tipin kryesor tė shkėputjeve dhe kanė rėnie gjithmonė nga lindja dhe ndodhen gjithmonė nė krahun perėndimor tė linjave strukturore. Si tė tilla tipizohen, duke filluar nga jugu, shkėputjet e Zvernecit, e Nartės, e Babicės, Ardenicės, Lushnje-Golemit, e Mlikut, Galushit, Cacabezės, Papėrit Nga ndėrtimet e bėra rezulton se sa mė pranė orogjenit, aq mė pranė sipėrfaqes duhen kėrkuar kėto shkėputje dhe sa mė larg aq mė thellė sipėrfaqes duhet tė gjenden (shkėputja Zvernec-Seman) deri sa arrijnė tė mos kenė shumė lidhje me goditjet e orogjenit dhe tė shfaqen nė trajtėn e shkėputjeve tė strukturave tip lule pozitive (strukturat nė det).
Tipin tjetėr tė shkėputjeve e bėjnė ato me rėnie perėndimore, por qė kanė gjeneza tė ndryshme. Nė njėrin rast, ato pėrbėjnė shkėputje kryesore tė strukturės apo elementit strukturor (Ardenicė, Prezė) dhe shpjegohet me ndėrfutjen nė kohė ndoshta paspliocenike tė njė mase shume kopetente (Patos-Verbasi, Ishmi), nė njė mase jo kopetente plastike (depozitime mollasike), duke shkaktuar nė relativitet mė tepėr hedhjen mbrapa tė kėtyre tė fundit. Nė mėnyrė tė qartė mund tė themi se formohet tipi i shkėputjeve prapa hedhės back fault. Nė rastin tjetėr, shkėputjet janė sekondare ose bija tė lidhura gjenetikisht me shkėputjen kryesore aq sa shpesh shkėmbejnė forcėn e amplitudės dhe rolin e tyre, pothuajse nė tė gjitha vargjet strukturore.
Mekanizimi i formimit tė shkėputjeve bija lidhet me atė, qė goditja e forcės rezultante tė sforcimeve vepron sipas njė drejtimi jo normal me pozicionin gjeotektonik tė strukturave, duke formuar njė kėnd tė caktuar me to. Shkak tjetėr, pėr formimin e tyre duhet tė jetė dhe momenti i lėshimit, qė pėson materiali sedimentar mbas goditjeve tė forcave tektonike. (Nieuwland D., Oudmayes B., 97)
Shkėputjet janė post sedimentare, nė kuptimin qė ėshtė lejuar tė kryhet sedimentimi, pastaj janė aktivizuar shkėputjet tektonike ndėrformacionale pėr ēdo fazė tektonike deri nė pas pliocen. Nė kėto lloj shkėputjesh gjen amplitudė tė njėjtė pėr ēdo moshė gjeologjike. Nė rastet kur kemi anomali nė amplitudėn e shkėputjeve pėr tė dy krahėt e saj, mund tė themi se shkėputja ėshtė sinsedimentare (Kreshpan-Kraps). Nga interpretimi facial e mjedisor qė iu bėjmė profileve vėrejmė se ka korrelacion midis shkėputjeve tektonike dhe tipit tė facies ose tė mjediseve. Zakonisht ato formohen nė zonėn e kalimit front deltėprodeltė (Divjake, Frakull) ose shelf-shpat (Shkozė etj.).