ELEKTRO ENERGJITIKA DHE E ARDHMJA

Ing. Dipl. Marianthi GURI

 

Si asnjėherė, njeriu sot nė botė nuk ka qenė kaq i pėrgjegjshėm nė pėrdorimin e energjisė, sa po tregohet sot. Ėshtė koha, qė kėshtu duhet tė jemi. Kjo ėshtė njė frazė dhe njė moment qė duhet kapur dhe duhet tė vlejė edhe pėr ne Shqipėtarėt. Kur njerėzit e duhur bėhen sė bashku, atėherė ēdo gjė ėshtė dhe bėhet e mundur. Gjithashtu, sot nė botė, kur nafta po arrin nė ēmimet e saj mė tė skajshme, pėr herė tė parė dhe seriozisht po mendohet se ēfarė do tė bėhet pėr ta zėvėndėsuar atė nė njė tė ardhme tė afėrt. Rrugėt e shoqėrisė drejt njė varėsie, gjithmonė e mė tė vogėl ndaj lėndėve djegėse me bazė nafte, sa po vijnė e po bėhen mė tė qarta. Kjo edhe pėr faktin se mosha e shfrytėzimit tė naftės sa vjen e po dobėsohet, dhe pėr faktin se cili apo cila do ta zėrė vendin e saj, veēanėrisht nė fushėn e prodhimit tė energjisė?. Gjithmonė e mė tepėr po forcohet mendimi se, besimi ynė aktual mbi lėndėt djegėse fosile (naftė, gaz, qymyr), sa vjen e po bėhet mė i paqėndrueshėm. Pėrgjigjeja konvergon nė njė tė vetme. Pak nga tė gjitha burimet e mundshme energjitike ose njė e ardhme energjitike me ekonomi hibride, qė nė njė kuptim tjetėr quhet shtėpi e shėndetshme. Megjithėse pėr momentin, edhe pse ēmimet e naftės po bėhen tepėr tė larta, burimet e energjive tė pastra si era, dielli, biomasa, gjeotermia, etj., nuk pėrbėjnė akoma arsye tė forta ekonomike pėr tė zėvendėsuar naftėn. Por, ama, ēmimet e energjisė, akoma nuk kanė arritur ato maja, qė tė bėjnė tė goditet kuleta e qytetarit dhe kjo nuk do tė thotė se e ardhmja e energjisė duhet tė lihet nė shijet e konsumatorit apo kushtet e tregut. Kjo do tė jetė dhe objekti i punės sė politikave qeveritare.

 

Brenda njė kohe tė shkurtėr ka shumė mundėsi, qė ajo (energjia) tė rrjedhė nga burime miqėsore me mjedisin, qė do tė jenė sigurisht mė afat gjata. Kjo ėshtė arsyeja, pėrse duhet diskutuar dhe ndalur nė idenė pėr tė ndėrtuar njė ekonomi hibride. Pra, nė mėnyrė qė tė mos zėvendėsohen hidrokarburet tėrėsisht, ajo qė do tė na duhej tė bėjmė do tė jetė idea, si tė pėrdornim sa mė pak naftė dhe sidomos ta pėrdorim atė me “nikoqirllėk”. Kjo do tė thotė qė tė ndryshojmė ēdo gjė, qė nga makinat qė ngasim e deri tek Tec-et qė ndėrtojmė, mėnyrėn se si e prodhojmė dhe e shpėrndajmė energjinė elektrike. Kjo do tė thotė tė ndėrmarrėsh njė revolucion nė mendime dhe nė veprime.

 

Ekonomia hibride e pėrfitimit tė energjisė, sigurisht qė do tė ketė nevojė pėr njė rrjet elektik, ku tė mund tė pėrshtasė ēdo burim tė fituar e tė vlefshėm energjie. Por, kjo kėrkon sė pari tė synohet pėr tė patur njė sistem energjitik mė tepėr tė decentralizuar dhe demokratik, ku mund tė pėrmirėsohet efiēenca, duke shkurtuar distancat midis prodhuesve tė energjisė dhe konsumatorit. Kjo kėrkon sė dyti, qė rrjeti tė jetė mė pak i cėnuehėm nga ndėrhyrjet, nga mbingarkesat, stuhitė dhe aktet e dhunės. Nė kėto rrethana po vjen koha, qė tė mendohet dhe tė ndėrtohet njė rrjet elektrik fleksibėl (elastik) dhe dinamik, nė tė cilin energjia tė kalojė nė dy kahe, ku qė tė dyja tė rrjedhin (japin) energji dhe tė pranojnė kontribute nga mijra shtėpi ose impiante tė vegjėl teknologjik industrial, tė cilat kursejnė dhe prodhojnė energji shtesė. Me njė rrjet tė tillė hibrid nuk do tė jetė mė e nevojshme tė lodhesh sė argumentuari meritat e lėndėve tė djegshme fosile (naftė, gaz, qymyr), pėrkundrejt lėndėve tė ripėrtėritshme (era, dielli, hidrogjeni, biomasa). Nga ana tjetėr, kėto burime energjitike garantojnė teknologji tė pastėr dhe shumė miqėsore me mjedisin. Nė njė kuptim tjetėr, ato pėrbėjnė atė qė sot quhet zhvillim i qėndrueshėm dhe nėnkutojnė marrėdhėnie tė balancuara njeri-naryrė ose  balancė njeriu sot-me njeriun nesėr.

 

Aktualisht, shumica e rrjeteve elektrikė, jo vetėm tek ne, por edhe nė botė, qė dalin prej impianteve tė prodhimit tė energjisė, shpesh ndodhen larg dhe pėrdorin diēka mė pak se 40% tė energjisė sė lėndėve tė tyre djegėse. Vėshtirėsia tjetėr qėndron nė faktin se nė rrjet ekziston njė voltazh i ulėt, duke mos arritur tė mbulojė distancėn e gjatė midis vendit, ku prodhohet energjia dhe vendit ku ajo pėrdoret. Ndėrsa nė fabrikat me panelė diellorė, pamvarsisht se sot, kanė nevojė ende dhe duhen menduar pėr ndihmė shtetėrore, nesėr nė ekonominė hibride, ata qė do tė pėrdorin energjinė e plotė tė tyre do tė mund tė shesin energji shtesė nė rrjet. Nė kėtė kuptim, panelet fotovoltaikė tė vendosur nė ēatitė e shtėpive do tė prodhojnė energji mė tepėr se sa ka nevojė shtėpia, gjatė pjesės me mė shumė diell tė ditės. Shtesa e kėsaj energjie mund tė kalohet drejt rrjetit. Njė pjesė e energjisė e prodhuar po nga panelet diellorė do tė mund tė pėrdoret nga elektrolizerėt pėr tė prodhuar hidrogjen nga uji, i cili do tė rrjedhė nėpėr qelizat e lėndės djegėse nė makina dhe shtėpi. Shumė prej impianteve tė energjisė me lėndė djegėse fosile si tec-et me naftė do tė mund tė zėvėndėsohen me gjeneratorė tė erės, qė do tė plotėsojnė rrjetin, sidomos kur energjia diellore tė mbulohet prej natės apo nga retė.

 

Energjia e erės, e cila  u shfaq nė treg nė vitet `70, me 10 cent/kvorė kundrejt 5 cent prej naftės e qymyreve, do tė pėrbėjė teknologjinė e parė mjedisore, qė do tė konkurojė bindshėm atė me bazė karburantesh, dhe qė sot arrin edhe tre cent, si nė gjermani e gjetkė dhe jo larg do tė jetė nė nivele gare me atė tė karburanteve. Kėsisoj, sisteme tė mikroprodhimit tė energjisė nė kushte shtėpie apo biznesi mund t`i japin mundėsinė shumė personave qė tė jenė tėrėsisht jashtė rrjetit.

 

Pra, kėto sisteme sigurojnė njė mėnyrė tjetėr prodhimi energjie pėr shtėpitė dhe bizneset  e tyre, duke pakėsuar kėshtu marrėdhėnien e tyre me rrjetin ose edhe arrijnė tė prodhojnė energji pėr t`ia rishitur kompanive tė energjisė. Sa po vjen e po duken shenja qė tregojnė se industria e energjisė po ndryshon nė mėnyra tė ndryshme. Shembujt nuk mungojnė. Tashmė rreth 170,000 shtėpi nė Japoni ushqejnė rrjetin e kompanisė energjitike. Nė Gjermani, me qindra shtėpi e biznese, qė ushqehen me impiante tė erės apo diellorė ushqejnė rrjetin lokal. Sinenergjia, nė kėsi rastesh do tė pėrmisojė dukurinė termike nė ndėrtimet apo shtėpitė tona, pėr pasojė dhe tė ardhmen e energjisė. Kjo pėrbėn atė qė quhet shtėpi e shėndetshme.

 

Kjo ėshtė njė panoramė e pėrgjithshme e funksionimit tė alternativave tė energjisė sot nė botė, qė me siguri do tė prekė dhe do tė ndikojė nė alternativat e pėrfitimit tė energjisė elektrikė edhe nė vendin tonė. Nė strategjinė e politikave energjitike tė vendit, jo se nuk pėrmenden kėto alternativa, por janė ende, dhe siē duken bathėt, kanė pėr tė mbetur nė karta. Si ta besoj, qė kėto do tė vihen njė ditė nė zbatim, kur alternativa fillon me TEC-et dhe jo pak, 4-5 tė tillė, ku lėnda e parė nafta sigurohet nga jashtė vendit. Si mundet qė nė disa shtete, ku dielli rreh pjertas dhe mė pak se 250 ditė nė vit dhe ku era rreh butas nė fusha fuksionojnė dhe nxiten alternativat ekologjike energjitike, ndėrsa tek ne, ku ai (dielli) rreh pothuajse pingul dhe mė shumė se 330 ditė nė vit, si dhe ajo (era) rreh furishėm si nė fusha tė caktuara, nė bregdet, nė gryka mali nuk ėshtė mundur tė kthehet nė alternativė kryesore pas asaj tė hidrocentraleve. Pra, lėnda e parė sigurohet brenda vendit. Si mund tė mendohet kaq potencialisht (mbi 130 milion euro) pėr ngritjen  e njė TEC-i, kur nė paralel me tė ose tej nė horizont nuk shoh tė hidhen pėr diskutim alternativat e tjera zbutėse tė sipėrmendura pėr sigurimin e energjisė.

 

A mundet ky TEC tė shlyejė vetveten, nė njė kohė kur nafta dhe sidomos nafta e distiluar drejt viteve `30-`40 do tė pėrbėjė pėrqindjen mė tė ulėt nė sigurimin e energjisė elektrike (5-6%), pėr shkak tė ēmimit tė kripur tė saj. Vendi ynė bėn pėrjashtim, jo pėr tė ndėrtuar tec-e, por pėr tė ngritur alternativat e tjera, pėrderisa ndryshe nga vendet e tjera ka me bollėk ujin, diellin, erėn. Jo vetėm kaq, por edhe energjitė potenciale e kinetike pėr sigurimin e tyre, si lartėsitė e maleve pėr ujin, formėn e grykave pėr erėn dhe kėndin e rrezeve pėr diellin. Koha do tė tregojė, se si ky tip Tec-i, qė do tė ngrihet me bazė pėrdorimi tė lėndės fosile (naftė) do tė ngelet fosil, sepse ai (Tec-i) nuk ėshtė nė kohėn e duhur, nuk ėshtė nė vendin e duhur (Vlorė) dhe as nuk ėshtė pėr vendin e duhur (Shqipėrinė). Koha do tė tregojė, se si ai do t`ji bjerė mė qafė industrisė sė duhur (turizmit), bujqėsisė sė duhur (agroturizmit), lagunės sė duhur (Nartės), gjiut detar tė duhur (Vlorė-Karaburun-Sazanit), ekoturizmit tė duhur (Llogara pyll, etj.) dhe mbi tė gjitha shėndetit tė duhur tė njerėzve Vlonjat.